Administrata e Presidentit të zgjedhur Joe Biden po merr formë pasi ekipi i tij i tranzicionit të hënën zbuloi një seri nominimesh të kabinetit dhe lëvizjeve kryesore të personelit të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërsa përpjekjet e Presidentit Donald Trump për të përmbysur zgjedhjet kanë shkuar dëm, Biden dhe ekipi i tij po ecin përpara dhe po fillojnë t’u japin amerikanëve një vështrim më të afërt se si ai planifikon ta ndërtojë qeverinë.
Ja çfarë kemi mësuar pas nominimeve dhe punësimeve të para të Biden.
Emrat e mëdhenj
Asnjë guvernator demokrat nuk po bën plane fluturimi drejt Uashington DC dhe senatorët Demokratë duket se janë bllokuar në pozicionet e tyre aktualisht.
Ndërsa raundi i parë i nominimeve ka përfunduar është e qartë se Biden po zgjedh njerëz që janë, padiskutim, ekspertë në fushat e tyre, përpara emrave më të mëdhenj në politikën Demokratike.
Demokratët nuk votuan mirë në ditën e zgjedhjeve dhe ka pak oreks brenda partisë për të rrezikuar mbajtjen e saj në pushtet, madje edhe në shtetet blu ose rrethet. Zgjedhjet që pasuan largimin e disa ligjvënësve republikanë për administratën Trump u kthyen në luftëra të shtrenjta për përfaqësuesit politikë që ndezën pasionet partiake diçka që Biden, në përpjekje për të rivendosur një lloj normaliteti, është i prirur ta shmangë.
Do të ketë shumë pak trajnim në vendin e punës të nevojshëm për anëtarët e moshuar të Shtëpisë së Bardhë të Biden. E njëjta gjë vlen për të nominuarit e tij për të drejtuar burokraci masive si Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare.
Të nominuarit e Biden për të udhëhequr Departamentin e Shtetit, Antony Blinken dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, të dy kanë përvojë të gjerë në agjensitë që do të ngarkohen të drejtojnë.
Diversiteti është një përparësi
Gruaja e parë që mbikëqyr Departamentin e Thesarit. Latin dhe emigrant i parë që do drejtojë Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Gruaja e parë që udhëheq komunitetin e inteligjencës.
Njoftimet dhe raportet e këtyre nominimeve historike të ardhshme erdhën brenda pak orësh të hënën, pasi Biden njoftoi se Mayorkas i lindur në Kubë do të drejtojë DHS dhe Avril Haines ishte zgjedhja e Biden për të qenë drejtori i ardhshëm i inteligjencës kombëtare. Gruaja e parë do të kryesojë Rezervat Federale.
Biden gjatë fushatës premtoi se administrata e tij “do të dukej si Amerika”. Ky proces ka filluar dhe është i dukshëm në përbërjen e ekipit të tij në tranzicion.
Gati gjysma e tij është e përbërë nga njerëzit me ngjyrë dhe ka më shumë gra se burra në radhët e saj, sipas të dhënave të ofruara për CNN.
Zgjidhjet janë një refuzim themelor i Trumpizmit
Sjellja e ish Sekretarit të Shtetit John Kerry si i dërguari i tij i posaçëm presidencial për klimën dhe dhënia e një vendi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare është një largim i dukshëm nga Trump që mohon ndryshimin e klimës, i cili e ka quajtur ngrohjen globale një mashtrim dhe ka tërhequr SHBA jashtë marrëveshjes së klimës në Paris.
Akti i thjeshtë i punësimit të njerëzve të kualifikuar për vendet e tyre të punës është në vetvete një refuzim i modelit Trump, i cili instaloi donatorë, ideologë të djathtë dhe aleatë të papërvojë në pozicione të pushtetit, në disa raste për qëllimin e shprehur të minimit të institucioneve.
Kur Trump dikur kërkoi të nominonte Heather Nauert, një ish spikere e Fox Neës që kaloi disa vjet si zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, për të qenë ambasadorja e tij në Kombet e Bashkuara, Biden të hënën zgjodhi Linda Thomas-Greenfield, një diplomate veterane e respektuar e cila më së shumti kohët e fundit shërbeu si ndihmës sekretare për Byronë e Çështjeve Afrikane.
Biden po përpiqet të qëndrojë në qendër të partisë Demokratike
Biden bëri njoftimin për zgjedhjen e tij për të drejtuar Departamentin e Thesarit javën e kaluar.
“Është dikush që do të pranohet nga të gjithë elementët e Partisë Demokratike,” tha ai, “nga koalicionet progresive në ato të moderuara”.
Presidenti i zgjedhur, gjatë gjithë fushatës së përgjithshme zgjedhore, u përpoq të shkatërronte ndarjen ideologjike në Partinë Demokratike duke u ofruar publikisht dhe privatisht progresistëve një vend në tryezë. Biden ka vazhduar në atë rrugë gjatë tranzicionit.
Akoma, ai ka gdhendur role të rëndësishme për grupin e tij të besuar të ndihmësve të moderuar dhe këshilltarëve të vjetër. Ky rreth besnik i brendshëm do të jetë qendra në Zyrën Ovale.
Disa nga zgjedhjet e tij kanë qenë më të pëlqyera nga e majta se të tjerët, por ai deri më tani është larguar nga emrat më përçarës.
Ai po bën lëvizje të shpejta
Kanë kaluar më pak se dy javë që kur Ron Klain u emërua shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë. Që nga ajo kohë, shumë nga stafi i lartë i West Wing është njoftuar dhe zyrat e stafit të Biden tani po mbushen me shpejtësi me zgjedhjet e kandidatëve.
Shpejtësia e procesit, e cila filloi para zgjedhjeve, u ka dërguar një mesazh të qartë amerikanëve dhe atyre që shikojnë nga përtej detit: po vjen një qeveri e re dhe ajo po përgatitet për Ditën e Parë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ F.H, konica.al