MENU
klinika

Vjedhja e mbi 2 milionë eurove në Kosovë

A ekziston detyrimi për kthimin e parave të vjedhura nga Thesari?

01.11.2020 - 11:29

Mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit janë transferuar jashtëligjshëm tek një operator ekonomik, për të cilin rast deri më tani janë arrestuar dy persona. Labinot Gruda që kishte kryer transaksionin dhe Kadri Shala, i cili kishte pranuar këto mjete tashmë gjenden në burg.

I dyshuari për transaksionin e paligjshëm mbi 2 milionë euro nga Thesari i Kosovës, Labinot Gruda, ka deklaruar në gjykatë se ndihet plotësisht i pafajshëm dhe se pretendimet për këtë shumë parash “nuk kanë të bëjnë aspak” me të.

Kurse, Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, të cilës iu ishin bërë transaksion mbi dy milionë euro nga Thesari i Shtetit disa ditë pasi u zbulua skandali është dorëzuar në Policinë e Kosovë.

Procedurat për kthimin e mjeteve thuhet se kanë filluar, pasi një pjesë e mjeteve sipas Ministres së Fiancave, Hykmete Bajrami tashmë janë bllokuar në xhirollogari, por ende nuk dihet nëse do të mund të kthehen të gjitha këto para në Thesar.

Drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili në një përgjigje për Telegrafin, ka thënë se detyrimi për kthimin e mjeteve ekziston. “Sa i përket procedurave ligjore, veprimet janë ndërmarrë të gjitha që të realizohet kthimi i mjeteve, si para publike ato kanë statusin e tillë që ligji i njeh (Ligji për Financat Publike dhe Ligji i Buxhetit) dhe detyrimi për kthim ekziston”, tha Ismaili./infoshqip