“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: A është i lidhur diabeti me shëndetin mendor?
Mjeku: Diabeti është i lidhur ngushtë me shëndetin mendor. Vlerësohet se rreziku për të vuajtur nga depresioni pothuajse trefishohet tek pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje. Shqëtësimet e tjera të ankthit gjithashtu janë shumë të përhapura.
Shumë e rëndësishme është të mos nënvlerësohen pasojat e diabetit në cilësinë e jetës së pacientit, qoftë dhe në planin fizik. Prandaj është i rëndësishëm monitorimi i tipit psiko-terapeutik.
Nuk duhet harruar se trupi dhe mendja ndikojnë në mënyrë reciproke te njëra-tjetra. Çdo shqetësim emocional mund të ndikojë negativisht në ecurinë e sëmundjeve të tjera, përfshi dhe diabetin. Prandaj është e rëndësishme të kemi një pamje të plotë të shëndetit tonë
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.