MENU
klinika

"Zana"

Adriana Matoshi fiton çmim në festivalin spanjoll!

01.11.2020 - 10:01

Adriana Matoshi ka fituar çmimin si aktorja më e mirë në festivalin ‘Mostra de Venecia’ në Spanjë. Lajmi është dhënë nga faqja kryesore e Qendra Kinematografisë së Kosovës, në rrjetin social Facebook.

 “Adriana Matoshi triumfon në Spanjë, fiton çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin Mostra de Valencia në rolin e filmit Zana, të regjisores Antoneta Kastrat”.

Adriana Matoshi Foto: Instagram/adrianamatoshi

Adriana ka qenë shumë hermetike së fundmi sa i takon jetës private, megjithatë është zbuluar se ajo është në lidhje dashurie me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, që dikur ka luajtur për ekipin e Feronikelit.

Në një intervistë për “Prive” ajo konfirmoi lidhjen me qendërmbrojtësin afrikan.

Unë nuk jam tip që dal shumë. Ti e di që unë e kjam një lokal ku rri aty dhe Keith ka ardhur aty edhe e kam parë shumë më parë, e kam pritur si klient dhe kemi folur ‘Si je, a je mirë?’ – po vetëm aq. Ne jemi duke u ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin, e kuptojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht shumë. Unë më përpara bnuk e kam njohur Keithin, as Keithi nuk e ka ditur kush jam unë. Nuk është dashuruar ky në mua për shkak se unë jam aktore, apo unë në të për shkak se ky është futbollist dhe ndoshta kjo e ka bërë që ne të jemi shumë të afërt. Ne jemi dashuruar në shpirtrat e njëri-tjetrit.

Për që paragjykojnë njerëzit – njerëzit gjithmonë paragjykojnë. Po nuk është që më bën shumë përshtypje po edhe s’është që më vjen mirë nëse veç njerëzit kanë kohë, e shohin një portal përshembull e shohin ‘Adriana me një djalë që është në ngjyrë tjetër’. Mua më vjen keq për këtë [Keithin], më vjen keq për njerëzit që mendojnë në atë mënyrë. Por për jetën time personale mua mundet të më gjykojë vetëm Zoti, sepse askush nuk i ka veshur këpucët e mia me ecë nëpër rrugët që unë kam kaluar deri më sot, dhe të di qysh unë jam ndjerë për sa kohë kaq qenë vet edhe për sa kohë ndoshta kom pas nevojë e kam shumë rrëfime që ndoshta edhe do ua kishin tharë shpirtin njerëzve, por nuk jam çelur. Por përderisa unë ndjehem mirë në këtë lidhje me partnerin tim, mendoj që askujt nuk duhet t’i interesojë.”

Duke qenë se Keith është shtetas i Belgjikës, çifti duket se ende nuk e kanë vendosur se ku do ta kalojnë të ardhmen e tyre dhe për këtë futbollisti tha se kanë vendosur t’ia lënë kohës.

“Ne nuk e dimë se çfarë sjellë e ardhmja. Jam ende i ri dhe kam karrierën përpara. Adriana ka thënë që ne e duam njëri-tjetrin por ti duhet gjithashtu të mendosh për veten. Nuk i bëjmë presion njëri-tjetrit dhe kjo është shumë gjë e mirë. Nëse kam mundësi më të mirë diku tjetër, Adriana më inkurajon të vazhdojë dhe ne do e gjejmë mënyrën për të ruajtur lidhjen. Nëse ka mundësi të mirë në Kosovë, do i them po”, ka thënë Keith Groeneveld.