MENU
klinika

Kritika për disa nga shtetet

Alarmi i ekspertit të OBSH: Në fillim të 2021, vala e tretë e pandemisë mund të godasë Europën

22.11.2020 - 12:59

I dërguari special i Organizatës Botërore të Shtëndetësisë për COVID-19 tha Europa mund të goditet nga një valë e tretë e pandemisë, nëse vendet dështojnë të bëjnë atë që duhet të bënin për të parandaluar valën e dytë.

“Ata dështuan të ndërtonin infrastukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi vunë nën kontroll valën e parë”, tha David Nabarro në një intervistë për një gazetë zvicerane.

“Tani po përballen me valën e dytë, dhe nëse sërish dështojnë të ndërtojnë infrastukturën, do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit tjetër”, tha Nabarro, i cili në 2017-ën kandidoi për të qenë kreu i OBSH-së, raporton newsbomb.al.

Për një moment gjatë verës, Europa pati një rënie fortë të rasteve të reja me koronavirus, por tashmë të gjitha shtetet po raportojnë rritje të madhe të rasteve.

Nabarro kritikoi vendimin e Zvicrës dhe disa shteteve të tjera alpine si Austria për të lejuar hapjen e resorteve të skive, duke thënë se “vendi mund të arrijë një stad të lartë të sëmundjes, dhe numër të madh vdekjesh”.

Ai vlerësoi rolin koreano jugorëve në mbajtjen e ulët të infeksioneve, duke thënë se ata respektojnë distancën, vendosin maskën, dhe bëjnë çdo gjë tjetër që është e mundur për të ngadalësuar përhapjen e virusit.