Pas disa javësh të cunguara prej Covid-19, më në fund janë luajtur të gjitha ndeshjet e Euroleague, kësaj herë të vlefshme për raundin e 7-të. Një sezon që po bëhet mjaft interesant e ku në krye të renditjes ndodhet skuadra e Barcelona.
Katalanasit fituan 103-67 ndaj gjermanëve të Alba Berlin, duke e dominuar ndeshjen dhe udhëheqin të vetëm. Në vendin e dytë ndodhen Zalgiris Kaunas e Bayern Mynih.
Rikthehet te fitorja skuadra e Real Madrid, që duket se e kaloi krizën e javëve të para. Los Blancos janë një ndër pretendentët, por fillimi këtë sezonishte shumë i dobët.
Euroleague – Raundi i 7-të
Zenit st.Petërburg – Olympiacos 66-75
Aanadolu Efes – Maccabi Tel Aviv 91-89
Alba Berlin – Barcelona 67-103
Baskonia Gasteiz – Villeurbanne 86-88
Fenerbahce – Khimki Moskë 83-71
Zalgiris Kaunas – Real Madrid 90-93
Bayern Mynih – Crvena Zvezda 74-59
Panathinaikos – CSKA Moskë 83-89
Valencia Basket – Armani Milano 86-81