MENU
klinika

La Liga

Barcelona, starti më i keq prej gati dy dekadash

01.11.2020 - 12:37

Barcelona nuk fiton prej 4 ndeshjesh dhe ekipi katalanas ka regjistruar startin e saj më të keq sezonal në La Liga që nga 2002- 2003, pas barazimit 1-1 me Alaves, të shtunën. Pra, ka prekur fundin, ku nuk e shihte veten prej 18 vitesh.

Ronald Koeman e ka parë skuadrën e tij të marrë vetëm 8 pikë nga 6 ndeshje deri më tani. Barça aktualisht renditet e 12-ta në La Liga, me gjysmën e pikëve të liderëve të kampionatit spanjoll, Real Madrid, të cilët kanë luajtur një ndeshje më shumë.

Pavarësisht fitoreve të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve, skuadra katalanase nuk ka arritur të fitojë në katër ndeshjet e fundit në Spanjë, me fitoren e fundit që daton më 1 tetor kundër Celta Vigo. Që nga ajo kohë, Blaugrana-t kanë barazuar me Sevilla, Getafe dhe Alaves, ndërsa fundjavën e kaluar humbën “El Clasico” 3-1 përballë Real Madrid.

Herën e fundit, që Barcelona e filloi një sezon kaq keq, e mbylli në vendin e gjashtë. Një precedent, që Koeman duhet ta shmangë dëshpërimisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës