MENU
klinika

Ngushton diferencën dhe në Nevada

Trump rikthehet në lojë në Arizona, përgjysmon epërsinë e Biden

05.11.2020 - 21:22

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngushtuar epërsinë në shtetin e Arizonës, që dje u shpall i fitu\r nga Biden, nga shumë medie në Amerikë, shkruan Forbes.

Beteja e Arizonas për 11 votat elektorale vazhdon të jetë e ngushtë.

Sipas Forbes, Trump ka përgjysmuar epërsinë e Biden.

Dje shumë medie e konsideruan si të fituar këtë shtet nga Biden, por duket se ende nuk ka përfunduar gara.

Mendohej se me fitoren në këtë shtet, Bidenit do i duheshin vetëm votat nga shteti i Nevadas që të siguronte fitoren.

Biden ka 68.390 vota më shumë se Trump në Arizona, apo 2.4% më shumë.

Dje epërsia ishte 5% vota më shumë.

Shteti në fjalë ka favorizuar republikanët në çdo zgjedhje që nga viti 1952 dhe aktualisht presidenti Trump do të duhet të fitojë pjesën më të madhe të votave të mbetura.

Situata paraqitet e tillë edhe në Nevada, ku gara vazhdon të jetë e ngushtë.

Kandidatë demokrat kryesor me 0.9 pikë më shumë se rivali i tij republikan.

Edhe pse Nevada fillimisht nuk ishte një shtet kyç për të fituar zgjedhjet në SHBA, po kthehet në një fushë-betejë të madhe midis dy kandidatëve që garojnë për të udhëhequr shteti më të rëndësishëm të botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN