MENU
klinika

Infektohen mësues, policë e mjekë

Berat/ Vijojnë rastet me COVID-19 nëpër institucione

27.11.2020 - 13:06

Kanë vijuar edhe sot infektimet nga Covid-19 në shumë kopshte e shkolla të qarkut të Beratit. Në kopshtin “Çlirim 1”,i mbyllur prej 10-ditësh, një tjetër edukatore dhe një sanitare kanë rezultuar sot “pozitive” në përgjigjen e tamponit,duke e çuar në 7 numrin e edukatoreve dhe sanitareve të infektuara në këtë institucion.

Edhe 1 edukatore në kopshtin “Rom” në lagjen “30 Vjetori” ka dalë sot e prekur me Covid-19. Infektimet kanë vijuar edhe në shkolla,ku rezultojë të prekur: 1 mësuese në shkollën “18 Tetori” në Kuçovë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë dhe 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në fshatin Pobrat. Rastet e mjekëve të prekur në Berat nga Covid-19 kanë njohur rritje edhe gjatë kësaj jave. Vetëm në Spitalin Rajonal të Beratit janë konfirmuar sot “pozitivë” 2 mjekë të tjerë,një mjek i Repartit të Urgjencës dhe një mjek patholog.

Edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,2 efektivë policie të terrenit rezultojnë të infektuar me Coronavirus. Përgjigjet “pozitive” të tamponeve të kryer nga dy efektivët e policisë,që rezultojnë të jenë kontakte të efektivëve të tjerë të infektuar,kanë mbërritur sot pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat. Edhe nē bashkinë Dimal kanë vijuar infektimet,ku sot një punonjëse e Auditit rezulton e prekur me Covid,ndërkohë që edhe në fasonerinë Malotex në Berat një tjetër punonjëse është prekur nga Covid-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall