MENU
klinika

Ç'shkruajnë mediat e huaja

Biden shumë pranë fitores, si do ia thonë Trumpit se…

07.11.2020 - 13:05

Joe Biden sipas mediave amerikane, është shumë pranë fitores që e çon në Shtëpinë e Bardhë, me epërsinë në tre shtetet kryesore në ‘lojë’, Pensilvania, Nevada dhe Arizona.

Aktualisht, Biden ka 253 vota elektorale. Atij i duhen 270 vota për t’u shpallur fitues dhe mediat thonë se ky skenar bëhet realitet në dy mënyra sot.

Nëse ai fiton Pensilvaninë, merr 20 vota elektorale dhe nuk ka më nevojë për Arizona dhe Nevada.

Por nëse ai fiton Arizonën dhe Nevadën, nuk ka më nevojë për Pensilvaninë.

Në të tre shtetet ende po vijon numërimi i votave dhe ajo që është e paqartë, ka të bëjë me kohën se kur numërimi do të përfundojë.

Të Premten në mëngjes, fushata e presidentit Donald Trump tha se zgjedhjet ishin ‘larg nga përfundimi’.

Ata thanë se ishte një ‘projeksion i rremë’ që Biden do të fitonte.

Votat në Pensilvani dhe Nevada treguan epërsinë e Biden, jo rritjen e Trump drejt fitores, shkruan Daily Mail, e cila zbardh edhe prapaskenat që po ndodhin në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas saj, “rrethi i ngushtë i Trump po përpiqet të gjente mënyrën se si t’i thoshte presidentit se ai kishte humbur”.