MENU
klinika

"Numërimi është duke përfunduar..."

Biden s’ka dyshime, flet për fitoren e zgjedhjeve

06.11.2020 - 09:07

Biden u kërkon amerikanëve të ‘qëndrojnë të qetë’ ndërsa numërimi i votave vazhdon në fushat kryesore të betejës.

Joe Biden ka deklaruar se ai “nuk ka dyshim” se sapo të përfundojë numërimi i votave, ai do të mposhtë Presidentin Trump duke fituar kështu, Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur para gazetarëve me miken e tij në detyrë Senatoren, Kamala Harris në krah të tij, i nominuari për president i Demokratëve u tha gazetarëve “ne vazhdojmë të ndjehemi shumë mirë për mënyrën si po shkojnë gjërat. Dhe nuk kemi dyshim se kur të përfundojë numërimi, senatorja Harris dhe unë do të jemi fituesit.”

Biden gjithashtu theksoi se “çdo fletëvotim duhet të numërohet dhe kjo është ajo që po ndodh tani. Dhe kështu duhet të jetë. Demokracia ndonjëherë është e çrregullt, kështu që nganjëherë kërkon pak durim”.

Dhe ai kërkoi “që njerëzit të qëndrojnë të qetë. Procesi po funksionon. Numërimi është duke përfunduar. Dhe së shpejti do ta dimë rezultatin”.

Biden foli disa orë para presidentit, në dhomën e informimit të Shtëpisë së Bardhë dhe deklaroi se “nëse numëron votat sipas rregullit, unë fitoj lehtësisht”,

Trump akuzoi demokratët se po përpiqen “të na vjedhin zgjedhjet” dhe u zotua se do të ketë “shumë procese gjyqësore”.

Përfaqësuesit e Biden thanë se komentet e presidentit ishin “të dëshpëruara, të pabaza dhe një shenjë e sigurt se ai po humbet”.

Sipas parashikimeve, ish-zv/presidenti ka fituar 264 vota elektorale nga 270 të nevojshme për të fituar Shtëpinë e Bardhë me Trump që ka 214 vota.

Numërimi i votave vazhdon në pesë shtete kryesore të fushës së betejës që do të vendosin zgjedhjet.

Komentet e ish-zv/presidentit erdhën disa orë pasi përfaqësuesit e tij deklaruan: “Të dhënat tona tregojnë se Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.”

Menaxherja e fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon, duke folur para gazetarëve, theksoi se “numërimi do të vazhdojë të tregojë rrugëtimin tonë drejt fitores”.

Dhe ajo përshkroi paditë e ngritura nga fushata e presidentit aktual në një pjesë të fushave kryesore të betejës si “pa merita dhe asgjë më shumë sesa një përpjekje për të shpërqendruar dhe vonuar atë që tani është e pashmangshme”.

Menaxheri i fushatës së Trump, Bill Stepien deklaroi edhe një herë se presidenti “do të fitojë Pensilvaninë”. Ai shtoi se “fitorja në Arizona po bëhet gjithnjë e më e afërt” dhe theksoi se Trump ishte ende para në Gjeorgji dhe Karolinën e Veriut.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Financial Times/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN