MENU
klinika

Nga BBC

Çfarë do të thotë fitorja e Biden për Kinën?

07.11.2020 - 19:54

Pas disa ditësh pasigurie, Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale të SH.B.A.

Gjatë katër viteve në detyrë të Donald Trump, marrëdhënia e Amerikës me botën dhe Kinën ndryshoi thellësisht, madje me këtë të fundit raportet po shkonin në prag të një lufte të ftohtë.

Gazetarët e BBC në të gjithë globin, nga Pekini në Berlin, shpjegojnë se si po merren lajmet për fitoren e Biden dhe çfarë mund të nënkuptojë kjo për marrëdhëniet kryesore të SHBA me shetet e tjera.

Fitorja e Joe Biden ofron një tjetër sfidë për Kinën, shkruan John Sudworth në Pekin.

Ju mund të mendoni se Pekini do të ishte i lumtur të shihte largimin e Donald Trump. Si kritik i Kinës, ai ‘i goditi” ata me një luftë tregtare, vuri një sërë sanksionesh ndëshkuese dhe i fajësoi ata për pandeminë e koronavirusit.

Por disa analistë kanë sugjeruar që udhëheqja kineze tani mund të ndihet faktikisht e zhgënjyer. Jo sepse ata kanë ndonjë dashuri të madhe për Trump, por sepse katër vjet të tjerë të tij në Shtëpinë e Bardhë do u jepnin mundësinë për një përfitim më të madh.

Përçarës në vend, i izoluar jashtë vendit dukej se Trump për Pekinin ishte mishërimi i shumëpritur dhe i shpresuar për rënien e fuqisë amerikane dhe pse jo kjo do i jepte mundësinë Kinës të bëhej e vetmja superfuqi botërore.

Ishte një njoftim hedhur në buletinet e lajmeve TV të kontrolluara nga Partia Komuniste e vendit. Ata nuk u përqëndruan në vetë zgjedhjet – por në protestat, inatet dhe rritjen e shifrave të infektimit me koronavirus në SHBA ndërsa për ta gjendja ishte mëse e kontrollueshme.

Kina, sigurisht, mund të përpiqet të fitojë avantazh në gatishmërinë e Joe Biden për të kërkuar bashkëpunim për çështje të mëdha si ndryshimi i klimës.

Por ai gjithashtu ka premtuar të punojë për të riparuar aleancat e Amerikës, të cilat mund të jenë shumë më efektive në kufizimin e ambicieve të superfuqisë së Kinës sesa qasja e Trump.

Dhe kjo fitore e Biden është një sfidë tjetër për sistemin kinez pa kontroll demokratik.

Përkthyer dhe përshtatur nga: bbc/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN