“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Çfarë është një test antigjenik?
Mjeku: Testi i antigjenit zbulon proteinat që prodhon virusi Sars-CoV-2, të quajtura “antigjene”. Ai kërkon të përcaktojë nëse personi është i infektuar me virusin në kohën e testit. Ky test ka për qëllim udhëzimin diagnostik.
Cilat janë ndryshimet me PCR (ARN) ose testet e gjakut(seologjik)? Testet antigjenike nuk japin të njëjtin informacion me testet RT-PCR (në hundë) dhe serologjike (në gjak).
1.Antigjenik vs RT-PCR: Testi antigjenik kërkon proteina të prodhuara nga virusi Sars-CoV-2 ndërsa testi RT-PCR kërkon material gjenetik (ose gjenom) të virusit SARS-CoV-2 (teknika më e besueshme) .
2.Test antigjenik vs serologjik: testi serologjik konsiston në një test gjaku. Kjo ju lejon të zbuloni praninë e antitrupave ndaj virusit, domethënë nëse personi tashmë ka qenë në kontakt me virusin. Si funksionon një test antigjenik?
Testet antigjenike janë nazofaringeale. Profesionistët e shëndetësisë që kryejnë teste antigjenike duhet të respektojnë disa detyrime për ta kryer atë: Para testit: kontrolloni që personi i plotëson kriteret e pranueshmërisë dhe merrni pëlqimin e tij për të kryer testin. Profesionisti duhet të jetë i pajisur me mbrojtje individuale (maska të përshtatura për përdorim, bluza, doreza, mbulesa të tjera të kokës, mbrojtje për sytë siç janë syzet mbrojtëse ose maska).
Personi duhet të jetë në gjendje të ulet për të kryer testin. Testi kryhet më pas përmes një tamponi nazofaringeal. Personi pastaj pret disa minuta për të ditur rezultatin e testit të tij. Testi duhet të bëhet brenda 4 ditëve nga shfaqja e simptomave të para. Kush mund të bëjë një test antigjeni? Rekomandohet përdorime të ndryshme në varësi të pranisë së simptomave ose jo te pacienti.
Njerëzit që mund të përfitojnë nga testimi i antigjenit janë: 1.Njerëzit pa simptoma që nuk janë persona të kontaktit: të cilët jetojnë, studiojnë ose punojnë në vende të mbyllura që promovojnë transmetimin e virusit te një numër i madh njerëzish (universitete, etj.).
Objektivi është të shkatrrrojme clusterin. 2. Personat simptomatik nën 65 vjeç nëse: → testi zhvillohet më pak se 4 ditë pas shfaqjes së simptomave të para; koha e pritjes për të marrë një test PCR është më e madhe se 48 orë. ; → ata nuk kanë një profil rreziku për zhvillimin e një forme të rëndë të Covid-19 (njerëzit janë 65 vjeç ose më të ri dhe nuk kanë rrezik të një forme të rëndë të covid-19). Kush i merr mostrat? Jane profesionistet e shendetit qe mund ta kryejne nje marrje tamponi ne hunde, edhe farmacistet gjithashtu. Rezultatet e testit: pozitive ose negative
Rezultatet e testeve antigjenike dalin per 15-30 minuta pas marrjes se mostres.
1. Në rast të një testi pozitiv: duhet të ndiqen të njëjtat rregulla izolimi si për një test pozitiv RT-PCR. Nuk është më e nevojshme të konfirmohet rezultati i testit të antigjenit me anë të mostrave RT-PCR “duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë” . Ju gjithashtu duhet të kontaktoni mjekun tuaj, nëse nuk është ai që ka kryer testin, në mënyrë që të diskutoni rekomandimet shëndetësore me të dhe të renditni personat e kontaktit.
2.Në rast të një testi negativ: nuk ka nevojë të konfirmohet nga RT-PCR përveç personave në rrezik të formës së rëndë të Covid-19. Pacienti thjesht duhet të zbatojnenje vigjilencë më të madhe dhe të respektojë gjestet pengesë (larja e duarve, mbajtja e maskës, distancimi shoqëror). Sa të besueshëm janë ata? Në përgjithësi, testet antigjenike janë pak më pak të ndjeshme sesa testet RT-PCR” por megjithatë ështe e favorshme kryerja e tyre “sepse kjo humbje e ndjeshmërisë mund të kompensohet nga ndikimi i tyre në vonesat per rezultatin me testin RT PCR”. Rezultati i dhënë brenda ditës së mostrës NA NDIHMON per te ulur qarkullimin e virusit brenda popullatës.
Kush jane pragjet minimale të performancës: ? “Testi i përdorur duhet të ketë një ndjeshmëri klinike më të madhe ose të barabartë me 80% për të kufizuar numrin e negativëve të rremë, një prag të mbajtur gjithashtu nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe specifikim më të madh klinik., ose e barabartë me 99% për të siguruar që rastet pozitive janë vërtet COVID-19 dhe jo viruse të tjera të frymëmarrjes sezonale. ” Prodhuesit duhet të plotësojne këto kritere në mënyrë që testet e tyre të mund të tregtohen”.
Periudhë maksimale prej 4 ditësh për kryerjen e këtyre testeve pas shfaqjes së simptomave ka rendesi, në mënyrë që të përmirësojë efektivitetin e tyre – mos harrojme se ngarkesa virale e virusit është maksimale gjatë kësaj periudhe. Téléchargez Outlook pour Android.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.