07.11.2020 - 11:58
“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit. Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Çfarë shihet me rezonancën magnetike?
Mjeku: Rezonanca jep informacione të nevojshme për gjendje të ndrsyhme dhe procedura diagnostikuese, mes të cilave:
Anomali të trutit dhe palcës kurrizore
Anomali të pjesëve të ndryshme të trupit si gjiri, prostat dhe mëlçia
Lezione dhe anomali të gjymtyrëve\
Struktura e funksionalitetit kardiak
Zonat e aktivizimit brenda trutit (RM funksionale)
Fluksi i gjakut përmes vazave dhe arterieve (angiografia)
Përbërja kimike e indeve (spektroskopia)
Përmes këtyre detyrave diagnostikuese, RM mund të përdoret dhe për të drjtuar disa procedure ndërhyrëse.
Ekzaminimi është veçanërisht i nevojshëm për studimin pjesëve jokockore, ose indeve të buta të tgrupit. Jep informacione të ndryshme nga TAC , pasi nuk ka rrezatim të jonizuar të dëmshme të rrezeve X. Truri,palca kurrizore dhe nervat, si muskujt, ligamentet dhe tendinat janë më të dukshme përmes rezonancës pasi kjo kërkohet shpesh për dhimbje në gjunj ose shpatull.
Në tru rezonanca mund të shpejgohet përmes substancave të bardha dhe gri dhe arrin të diagnostikojë edhe aneurizmat dhe tumoret. Pikërisht për faktin se nuk ka rezatim mund të bëhet më shpesh për trurin, megjithëse është më e kushtueshme.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.