07.11.2020 - 11:53
“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Çfarë ushtrimesh mund të lehtësojnë variçet?
Mjeku: Një nga faktorët që ndikon më shumë në shfaqjen e variçeve është stili i jetës sedentare. Duke qëndruar ulur për një kohë të gjatë apo nuk i lëvizni këmbët mjaftueshëm mund të shkaktojë probleme të qarkullimit, dhe me kohën të shfaqen kapilaret dhe variçet.
Ecja është një nga ushtrimet më të mira. Ajo ndihmon të shtirqen dhe forcohen muskujt e pulpës, duke nxitur qarkullimin e gjakut. Së dyti, ndikon në mbajtjen në formë të peshës, pa sforcuar shumë kyçet.
Dedikojini 30 miunta në ditë për pesë ditë në javë ecjes për të shijuar të gjitha përfitimet.
Lunges
Specialistët e Vein Treatment Clinic këshillojnë që të përfshini dhe Lunges (fjalë anglisht) Ky ushtrim i vë në punë muskujt e pjesës së pasme të trupit, në veçanti këmbët dhe pulpat për të përmirësuar qarkullimin.
Lunges është ushtrimi ku bëni një hap para e më pas përkulni njërin gju. Gjyri duhet të jetë në të njëjtën vijë me kaviljen. Zgjasni këmbën dhe kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni ushtrimin me këmbën tjetër dhe bëni 10-12 ushtrime për secilën këmbë.
Lëvizjet rrethore
Një nga ushtrimet e tjera të këshilluara për variçet është ajo e lëvizjeve rrethore me këmbët e ngritura. Mbështesni shpinën në dysheme dhe ngrini njërën këmbë duke formuar një kënd rreth 45 gradë. Në këtë pikë rrotulloni këmbën duke ndjekur lëvizje rrethore në sensin orar. Bëni 20-25 përsëritje dhe bëjeni ushtrimin dhe me këmbën tjetër.
Pedalimi
Pedalimi apo nxitja e kësaj lloj lëvizjeje është një alternativë interesante. Sigurisht ky ushtrim mund të bëhet si me ndihmën e biçikletës dhe të një biçiklete stërvitjeje, apo në rastin e simulimit me kurrizin mbështetur në tokë dhe këmbët e ngritura duke bërë sikur po pedaloni.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.