MENU
klinika

Ndeshjet e sotme

Champions kulmon me sfidën Real Madrid-Inter

03.11.2020 - 10:44

Sot përfundon faza e parë në grupe e Champions League. Janë disa përballjet interesante dhe që pritet të dhurojnë spektakël. Projektorët janë të drejtuar nga Real Madrid-Inter.

Dy skuadrat kanë nevojë për pikë, pasi për momentin janë jashtë kualifikimit në 1/8 teksa grupi i tyre udhëhiqet nga Shakhtar Donetsk dhe Monchegladbach.

Spanjollët ende nuk kanë marrë fitoren e parë në këtë kompeticion, ndaj këtë sfidë e shohin si një finale. Ndërkaq, Interi në këtë ndeshje vuan mungesën e Romelu Lukakut, një problem i madh për t’u zgjidhur nga trajneri Antonio Conte.

Atalanta pret Liverpool. Pjesë e bergamaskëve është edhe mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili sot pritet të ketë punë në difensivë, duke pasur parasysh sulmuesit e anglezëve, mbi të gjithë Mohamed Salah. Liverpool është me pikë të plota, 6, ndërsa Atalanta ka grumbulluar katër pikë, ndërsa në këtë grup janë edhe Ajax me Midtjylland.

Ndërkaq, në sfidat e tjera, Bayern Munchen luan ndaj Salzburg në transfertë, ndërsa Manchester City pret në shtëpi Olympiacos. Atletico Madrid ndeshet në Moskë ndaj Lokomotiv, ndërsa Porto pret Marseille.