MENU
klinika

Premier League, Java 8

City ndal Liverpool, kampionët humbin kreun

08.11.2020 - 19:30

Manchester City nuk arrin sërish të thyejë Liverpool, por kampionët humbasin kreun me një pikë. Ndeshja përfundon 1-1, me Qytetarët që duken të humbur në shtëpi, teksa humbën edhe një penallti.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 13-të. Kanë qenë Të Kuqtë që kanë kaluar në avantazh falë një penalltie të Mohamed Salah, i cili ka mposhtur me lehtësi Ederson. Një penallti që është shkaktuar nga një ndërhyrje e parregullt e Kyle Walker ndaj Mane.

Manchester City ka barazuar në minutën e 31-të. Goli është shënuar nga Gabriel Jesus, që ka nxjerrë jashtë loje mbrojtjen e miqve me një lëvizje të mrekullueshme para se të ndëshkonte Alisson.

Manchester City ka patur një mundësi të përmbysë rezultatin kundër Liverpool-it në fundin e pjesë së parë. Qytetarët kanë fituar një penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë të Alexander-Arnold. Te pika e bardhë është paraqitur De Bruyne, i cili e ka dërguar topin jashtë.

Pjesa e dytë ka qenë më e luftuar se e para, por për fat të keq, nuk ka pasur gola. Liverpool nuk ka qenë vrastar në kundërsulm, ndërsa vendasit nuk ishin konkretë në rastet e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’