“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Cili është kujdesi që duhet të kemi për moshën e tretë?
Mjeku: Mosha e tretë është grupmosha më e rrezikuar nga SAR COV-2. Kështu, vëmendja duhet të jetë tek ta dhe duhet të kihen parasysh disa masa të thjeshta për t’u zbatuar, që në fakt janë barriera më e mirë për të mos qenë në kontakt me virusin keqbërës.
Në një postim në facebook, ISHP bën me dije disa pika kryesore për të gjithë ata që jetojnë apo i shërbejnë një të moshuari:
- Informohuni se çfarë ilaçesh po përdor personi dhe sigurohuni që të mos i mungojnë;
- Kujdesuni për sasainë e ushqimeve që ju duhen;
- Kryeni blerjet për ta që të shmangni kontaktet e panevojshme;
- Vendosni një maskë për çdo rast dhe ruani distancimin fizik;
- Nëse personi jeton në një institucion të kujdesit për të moshuarit informohuni për situatën, protokollet ekzistuese, gejndjen shpirtërore të ij dhe të atyre që e shoqërojnë.
- Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.