MENU
klinika

Ja oraret kur mund të kalojnë qytetarët shqiptarë

Covid-19/ Mbyllen pikat kufitare me Malin e Zi

25.11.2020 - 16:44

Pika Kufitare e Hanit të Hotit dhe Muraqnit do të mbyllen plotësisht duke filluar nga dita e sotme, në orën 19:00 e deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

Ndërsa brenda orarit të përcaktuar, shtetasit shqiptarë duhet të pajisen me testin serologjik për të kaluar kufirin me Malin e Zi.

Njoftimi i policisë:

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, duke nisur nga sot, datë 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

Sqarojmë se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.