MENU
klinika

Shtimi i rasteve

Covid-19/ Shefja e ISHP: Nuk do ngurojmë të marrim masa më të ashpra

27.11.2020 - 17:57

Pas hapjes së madhe që u bë më 18 maj, përfshirë këtu dhe tre-mujorin e verës që nuk i la njerëzit pa u mbledhur së bashku, me stinën e vjeshtës që sjell me vete dhe virozat gripale, rastet pozitive me Covid-19 kanë ardhur duke u rritur.

Sa më shumë testime bëhen, aq më shumë të infektuar dalin. Vetëm sot kishte 645 raste pozitive dhe 18 viktima nga koronavirusi.

Shefja e ISHP-së Albana Fico u shpreh se nuk do të ngurojnë që të marrin masa shtesë, për parandalimin e virusit.

Në një intervistë për Report Tv ajo tha se nuk ka ende një vendim konkret, por në bazë të shifrave të koronavirusit gjithçka mund të ndryshojë.

“Një apel për qytetarët është që të mos ngurojnë të kërkojnë ndihmën e shërbimit mjekësor. Ka një moment për të qëndruar në shtëpi që e mbështet mjeku i familjes ndërsa ka dhe një moment që duhen shtruar në spital. Nuk do të ngurojmë që të marrim masa të tjera për të kufizuar transmetimin e këtij virusi. Pandemia nuk varet vetëm nga numri i të infektuarve. Sëmundjet në këto rast të tipit infektiv, janë sëmundje që kërkojnë një përfshirje mes qytetarëve dhe shërbimeve mjekësore. Një rol shumë të rëndësishëm që të ketë një bashkëpunim mes qytetarëve dhe mjekësisë. Dua të them që masat duhen zbatuar dhe ato fillojnë nga vetja familja dhe të tjerë”, tha Fico.