MENU
klinika

Raporti paraprak

Del autopsia, shkaku nga se humbi jetën Maradona

26.11.2020 - 12:25

Kanë dalë rezultatet paraprake të autopsisë së trupit të Maradonës. Sipas raportit, shkaku i vdekjes ishte “dështimi akut i zemrës, në një pacient me kardiomiopati të zgjeruar”. Kjo pamjaftueshmëri është gjeneruar nga një “edemë akute e mushkërive”.

Prokurori i përgjithshëm i San Isidro, John Broyard, ka pohuar pas provave të para se “asnjë shenjë krimi dhe dhune nuk u vu re”. Autopsia u krye midis orës 19.30 dhe 22:00 në spitalin “San Fernando”.

Familja e Diegos kishte kërkuar që ekspertët të mos hynin me celularë nga frika e një “viralizimi” të mundshëm të fotove të të ndjerit. Personi i fundit që e pa atë gjallë ishte nipi i tij, Jonatan Espósito (djali i María Rosa, “Mary”, motra e Diegos), në datën 23, të martën, para se të binte në gjumë, sipas një deklarate të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ky rindërtim i ngjarjes dhe citimet janë nxjerrë nga dëshmitë e mbledhura deri të mërkurën në mbrëmje. Ditët e fundit, familja dhe ambienti i tij e kishin vërejtur Maradonën “shumë të shqetësuar dhe nervoz”, ndaj ishte ringjallur idea e transferimit të tij në Kubë për rehabilitim, ku kishte kaluar tashmë disa vite duke luftuar varësinë ndaj kokainës.

Trajneri i Gimnasia de La Plata vdiq në lagjen “San Andrés”, në periferi të Buenos Aires, ku ishte vendosur ditë më parë, pas operacionit në kokë, të cilit iu nënshtrua për një hematomë subdurale. Më 30 tetor, ai kishte mbushur 60 vjeç. Në të njëjtën kohë, Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernández, vendosi të dekretojë tri ditë zie kombëtare, duke filluar nga kjo e mërkurë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN