MENU
klinika

Projektligji për buxhetin e vitit 2021

Denaj: Për vitin që vjen parashikojmë rritje ekonomike 5.5%

05.11.2020 - 10:37

Teksa po prezantohet projektligji për buxhetin e vitit 2021, ministrja e Financave, Anila Denaj nga foltorja e Kuvendit tha se vitin që vjen pritet që ekonomia të pësojë një rritje prej 5.5%.

Sipas Denajt, kryefjalë e këtij projektligji është rimëkëmbja ekonomike, duke marrë shkas dhe nga kriza që ka shkaktuar pandemia globale e koronavirusit, por dhe nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Duke theksuar faktin se parashikohet një rritje e qëndrueshme ekonomike në vend, Denaj tha se për shkak të pandemisë u rrit dhe papunësia.

“Kryefjala e projektligjit për buxhetin është rimëkëmbja ekonomike. Do të synohet rimëkëmbja, pasi situata u vështirësua për shkak të tërmetit dhe pandemisë së COVID-19. Në 2021 parashikojmë rritje ekonomike 5.5%, një rritje kjo e qëndrueshme.”, tha Denaj.