03.11.2020 - 10:50
Në ditën e 20-të grevës së urisë gratë naftëtare në Ballsh përsërisin kërkesën e tyre, për të marrë pagat.
Ato thonë se nuk do të dalin nga greva nëse nuk marrin pagat që i kanë fituar me drejtësi.
“Duam pagat tona dhe jo lëmosha. Nuk dalim nga greva e urisë pa marrë pagat e prapambetura, janë 13 paga që i kemi fituar me drejtësi”, thotë një prej grevisteve.
Në ditën e 20 të grevës, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama i ka bërë disa herë thirrje grave që të dalin nga greva në mënyrë që të diskutojnë për hallin që ato kanë.