Ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve edhe presidenti aktual Donald trump, i cili do ta mbajë këtë detyrë deri në 20 janar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Trump thotë se ka fituar zgjedhjet, pasi ka marrë 71 milionë vota të ligjshme.
Ai hedh akuza duke thënë se në këto zgjedhej kanë ndodhur shumë gjera të këqija që vëzhguesit nuk i kanë parë pasi nuk janë lejuar t’i shohin, ndërsa shton se miliona fletëvotime u janë dërguar njerëzve që nuk i kanë kërkuar.
“Vëzhguesit nuk u lejuan në dhomat e numërimit. FITUAM ZGJEDHJENT, morën 71,000,000 VOTA LIGJORE. Gjëra të këqija kanë ndodhur të cilat vëzhguesit tanë nuk janë lejuar të shohin. ASNJËHERË NUK KA NDODHUR MË PËRARA. Miliona fletëvotime postare u janë dërguar njerëzve që nuk i kanë kërkuar kurrë”, shkruan Trump.