MENU
klinika

Serie A, Java 6

Dopietë e CR7, i jep fitoren Juves si zëvendësues

01.11.2020 - 17:01

Ka vuajtur në pjesën e parë, por në të dytën, kur Cristiano Ronaldo hyri në fushë, Juventus mposhti 4-1 Spezian në fushën e kësaj të fundit, një rival që nuk e kishte mposhtur kurrë më parë në kampionat.

Juventus kaloi i pari në avantazh në 14’. Ishte sulmuesi Alvaro Morata që ndëshkoi vendasit pas një aksioni fantastik në ekipin bardhezi për 0-1. Gjyqtari e dha fillimisht pozicion jashtë loje, por gjithçka u korrigjua nga VAR dhe goli u cilësua i rregullt. 10 minuta më pas spanjolli shënoi sërish, por kësaj here u anulua.

Ekipi vendas gjeti golin me anë të Pobegas në 32’. Mesfushori me tipare të avancuara dërgoi topin në rrjetë duke konrmuar problemet që ka në mbrojtje bardhezinjtë. Lojtari i Milanit i huazuar te Spezia duket se mund të ndikojë te shkëputja e Milanit.

Cristiano Ronaldo u fut në fushë në minutën e 56′, ndërsa portugezi shënoi gol në minutën e 59. Sulmuesi mori një top të mirë nga Morata në qendër të zonës dhe arriti të driblonte portierin duke dërguar topin në rrjetë për 1-2. Monstër i vërtetë! Në 67’ kampionët trefishojnë rezultatin pas golit të Rabiot.

Në 76’, Juventus hipotekon fitoren me golin e dytë personal të Ronaldos dhe të katërtin. Sulmuesi portugez realizoi me penallti, kësaj here në stilin “panenka”. Spezia ishte një nga tri skuadrat italiane, që Juventus nuk e ka mposhtur kurrë në historinë e tij, teksa u përball Serie B (2006-2007) me këtë kundërshtar, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e parë dhe humbur 3-2 në ndeshjen e kthimit.

Në ndeshjen tjetër të orës 15:00, Lazio ka bërë një përmbysje të cmendur, teksa pas minutës 95’ ka shënuar dy herë dhe nga 3-2, e ka mbyllur në transfertë 3-4 me Torinon vendasve. Immobile shënoi me penallti në 95’, ndërsa Caicedo në 98’ ktheu rezultatin në 3-4.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN