MENU
klinika

Presidenti i FSHF

Duka merr titullin “Doctor Honoris Causa”

09.11.2020 - 15:33

Një ditë speciale për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është vlerësuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Sporteve. Ky titull i është dorëzuar Dukës me motivacionin “Për kontributin e çmuar në promovimin e modeleve dhe praktikave në të mira në fushën e sportit dhe në veçanti të futbollit në Shqipëri”.

Në ceremoninë e organizuar nga Universiteti i Sporteve i Tiranës ishin të pranishëm Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, Sh.t.z., Lóránt Balla, Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës, anëtarë të Senatit Akademik të UST-së, zv. Ministri i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Rektorë dhe Profesorë të Universitetit të Tiranës, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, presidentët e klubeve të kampionatit të Kategorisë Superiore, trajneri i ekipit kombëtar, Edoardo Reja, ish-futbollistë të njohur dhe ish-trajnerë shqiptarë. Sakaq, edhe Duka ka mbajtur fjalën e tij në këtë rast ku thekson se ndihet shumë i nderuar dhe i vlerësuar.