09.11.2020 - 10:21
Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmë në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:15, në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar.
Burime zyrtare bënë me dije se një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.