MENU
klinika

"Mos ma harroni edhe..."

E gjobitën pas festës, Bes Kallaku ironizon policinë

23.11.2020 - 10:31

Bes Kallaku festoi 35-vjetorin e lindjes 2 ditë më parë dhe kishte mbeldhur në festën e tij disa nga personazhet më të njohur. Përveç kolegëve dhe disa këngëtarëve, në festën e tij ishin të pranishëm, kreu i shtetit, Ilir Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai.

Për shkak të thyerjes së rregullave anti-Covid, policia gjobiti administratorin e lokalit ku Kallaku organizoi festën e 35-vjetorit të lindjes, pezulloi gjashtë efektivë policie për moskryerje të kontrollit të territorit si dhe pritet të ndëshkojë 30 të ftuarit në ceremoni. Pas këtij veprimi ka reaguar edhe Bes Kallaku duke ironizuar gjobitjen e personazheve.

Ai ka ndarë në rrjete sociale një foto krah Leonard Kokës, vëllait të ish-ministrit Lefter Koka.

Flm që ishe dhe ti i pranishëm tek ditëlindja ime. Mos ma harroni këtë shokun. Ky do të paguajë dhe gjobën e Ijes”, shkruan Besi përkrah fotos.