26.11.2020 - 17:34
Rreth 10% e totalit të të sapolindurve vijnë në jetë para kohe (prematurë). Lindja para javës së 37 të barrës quhet prematurë, pavarësisht peshës së fëmijës. Foshnjet e lindura para javës së 24 zakonisht e kanë shumë të vështirë mbijetesën.
Literatura britanike jep të dhëna rreth fëmijës më të vogël në botë që ka mundur të mbijetojë, bëhet fjalë për rastin e Emilia e cila ka ardhur në jetë me peshën 229 gr. Ky rast vendos një tjetër rekord të bebeve të mbijetuara pas një lindje me peshë tepër të vogël, duke lënë pas rastin e vogëlushes Rumaisa e cila ka ardhur në jetë me peshë rreth 400 gr. Këto janë asistuar 6 muaj me personel të specializuar, me ushqyerjen me sonde. Tashmë janë rritur pa asnjë pasojë në shëndetin e tyre.
– Lindja e parakohshme është shkaktari kryesori i vdekshmërisë tek mosha neonatale.
Kjo gjë mund të shkaktojë probleme shëndetësore kronike të mushkrisë, vonesa në zhvillim si dhe paralizë celebrale. Këto probleme shëndetësore mund të prekin aspekte emocionale edhe të nënës që e ushqen me gji.
SHKAQET
Shkaqet janë të ndryshme.
Mosha – Femrat nën 17 dhe mbi 35 janë më të rrezikura për lindje të parakohshme.
Intervalet mes shtatzanive – Të ngelësh shtatzanë përpara 18 muajve nga lindja e fundit mund të rrisë probabilitetin e lindjes së parakohshme. Sa më i gjatë intervali aq më i vogël risku.
Infeksionet e gruas janë shkaktare për më shumë se gjysmën e lindjeve të parakohshme. Inflamacioni lëshon substancë që shkakton lindje para kohe. Infeksionet urinare kanë po të njëjtin rezultat.
• Sëmundja kronike të nënës, si e mushkrive, tensioni i gjakut i lartë, diabet , sëmundjet e veshkave, apo problem me placentën.
• Disa sëmundje gjaku që lidhen me koagulimin.
Defektet e lindura të mitrës, të cilat japin anomali të pozicionit të fetusit.
-Stresi, dhuna.
Veset e nënës: alkoli, duhanpirja.
Të gjitha këto shkaktarë duhen vlerësuar për të bërë të mundur shmangien sa më shumë të lindjeve para kohe.
KUJDESI PER TE LINDURIN PREMATURE
Fëmijët e lindur nën peshën 2500gram quhen prematurë.
Prematuriteti është shkaktari kryesor i vdekshmërisë në periudhën 0-1 muaj.
Së pari vlen të theksohet kujdesi ndaj temperaturës së ambientit. Kjo arrihet me anë të inkubatorëve të posaçëm.
Aty monitorohet edhe niveli i O2 , lagështia e ajrit,
Ushqyerja : Studime të kohëve të fundit thonë që të fillohet sa më herët vënia në gji. Përdorimi i metodës “nëna kangur” i siguron kontaktin me lëkurën e trupit të nënës, ngrohje natyrale të trupit të fëmijës, kordinimin më të mirë të reflekseve të thithjes dhe gëlltitjes.
Edhe qarja është një tregues i gjendjes së përgjithshme të fëmijës.
• Vlerësohet karakteri i qarjes: i shkurtër, i lartë, me rënkim, e papushimtë etj.
• Vitamina K rekomandohet të jepet brenda orës së parë të lindjes, për të parandaluar ndonjë hemoragji të mundshme. Jepet 0.5-1mg i/m.
• Verdhëza fiziologjike është e pashmangshme në fëmijë të lindur prematurë.
Çfaqet 48 orë pas lindjes. Monitorohet niveli i bilirubinës dhe kur e gjykon mjeku përdoret fototerapi.
• Këta fëmijë janë të prirur për të bërë hypoglicemi. Rënia e sheqerit në gjak pason edhe rënien e temperaturës së trupit,rrallë konvulsione.
Mundësia për tu infektuar një fëmijë prematur është e madhe, duke llogaritur edhe vetë infeksionet që mund të marrë në kushte spitalore. Prandaj i fillohet një profilaksi me një antibiotik me spektër të gjerë, sipas rastit.
Vaksinimi i fëmijëve prematurë duhet të bëhet në doza të plota në moshën 2, 4 dhe 6 muaj. Vaksina duhet të jetë e tipit acelular. Vaksina e kollës së mirë është e ndaluar vetëm në rastet me çrregullime neurologjik aktiv. Edhe vaksina e poliomielitit rekomandohet të jepet në formën e saj të inaktivizuar, pra në formë injeksioni.
Të lindur para kohe janë shumë të brishtë. Ato mund të preken më shpesh nga rrugët e frymëmarrjes.
Papjekuria e qendrës së termoregulacionit bën që shumë infeksione të rënda ( përfshirë edhe Sepsis) të manifestohen me ulje të temperaturës së trupit, nën 36°C ; shenjë kjo e një gjendje jo të mirë, e cila kërkon monitorim dhe ndjekje në repartin e terapisë intensive
Shenjat e infeksioneve janë shumë të varfëra, vetëm të vjella. Nuk kap gjirin, nxirje të buzës, lëvizje të flegrave të hundës, rënkim.
• Kujdesi për kordonin e kërthizës konsiston në një higjenën e lartë, pastrimi me alkol 70°. Kordoni është porta e hapur në të cilin mund të marrin shumë infeksione. Nëse nëna shikon sekrecione të turbullta, të gjakosura duhet të drejtohet tek mjeku pediatër për një trajtim lokal me të kujdesshëm të kordonit.
Shpeshtësia e sepsisit në fëmijët prematurë ( sidomos ato me peshë nën 1,5kg) llogaritet 10 herë më shumë se ato të lindur me peshë normale.
Kontrollet e vazhdueshme për të shikuar nga afër
– Peshën trupore;
– Pastaj vlerësimin e zhvillimit motor në përgjithësi.
– Ushqyerja bëhet e shpeshtë dhe nga pak, 10-12 herë në 24 orë.
– Analizat laboratorike sidomos formula e gjakut, glicemia kanë rëndësi në ecurinë e mirë të prematurit.
Në moshën më të rritur ato janë njëlloj si të gjithë fëmijët e tjerë. Gradualisht arrijnë peshë dhe zhvillimin intelektual të moshatarëve.