MENU
klinika

Vatër e nxehtë e koronavirusit,

Fieri, mbyllen për 4 ditë 12 kopshte dhe çerdhe

26.11.2020 - 16:46

Fieri vijon të mbetet një ndër qytetet me numër të konsiderueshëm qytetarët të prekur nga COVID-19.

Një ditë më parë janë regjistruar 48 raste të reja me COVID, ku aktualisht në Qarkun fier janë 1373 raste aktive me koronavirus.

Vihet re një numër i madh i të moshuarve të prekur me COVID, nga ku vetëm ditën e djeshme kanë rezultuar 19 pensionistë të infektuar.

Gjithashtu raportohet për 3 infermierë të prekur me COVID, 2 mjekë, 1 prokuror, 1 gjykatës, ekonomistë, mësues dhe punonjës në institucione të ndryshme.

Shtim të rasteve ka edhe mes bluzave të bardha, ku kryesisht të prekur janë mjekët dhe infermierët në Qendrat Shëndetësore.

Për shkak të përhapjes masive të virusit ditën e sotme janë mbyllur 8 kopshte dhe 4 çerdhe të cilat do të qëndrojnë mbyllur deri ditën e hënë, bën me dije Drejtuesja e Qendrës Ekonomike të Arsimit në Bashkinë e Fierit.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall