MENU
klinika

Fati i keq apo pasaktësi?

Gjuan njësoj, por Messi ka shënuar vetëm 1 gol

02.11.2020 - 20:55

Që Lionel Messi nuk është i njëjti, kjo shihet nga statistikat e fillimit të këtij sezoni. Vetëm 1 gol në La Liga këtë sezon janë shumë pak për të, teksa jemi mësuar që thuajse në cdo ndeshje është protagonist.

Në fakt, Messi nuk është se nuk ka tentuar, madje ka gjuajtur në drejtim të portës ashtu si goleadorët e tjerë në 5 ligat kryesore europiane. Plot 28 tentativa dhe vetëm 1 gol. Vërtet për të ardhur keq.

Leëandoëski, në 29 tentativa ka shënuar 10 gola dhe mban produktivitetin më të lartë në ligat kryesore evropiane. Në vendin e dytë është Salah në Premier League, që në 32 tentativa, ka shënuar 7 gola, në po kaq javë të kampionatit anglez.

Po në këtë kampionat, është edhe Harry Kane, që me 29 gjuajtje në drejtim të portës, ka realizuar 5 gola. Mjaft produktiv edhe Ibrahimovic, që në 35 tentativa, ka shënuar 7 gola.