MENU
klinika

Premier League, Java 8

Gol në limit i Kane, Tottenham në krye

08.11.2020 - 16:18

Tottenham ka fituar një ndeshje mjaft të vështirë ndaj West Bromwich Albion me rezultatin 0-1. “Spursat” kanë vuajtur shumë, por në fund kanë dalë me 3 pikë shumë të rëndësishëm nga fusha kundërshtare.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Djemtë e Mourinhos kishin më shumë iniciativë, por nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë. Goli i vetëm i sdës u shënua në minutën e 88′ nga Harry Kane.

Doherty dërgoi një kros drejt zonës në mënyrë fantastike. Kane fitoi duelin ndaj mbrojtjes dhe portierit dhe e dërgoi në rrjetë për 0-1. Ndeshja u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Tottenhami kapi vendin e parë në Premier League.

Ekpi i Mourinhos pret ndeshjen e Liverpoolit dhe Manchester City për të ditur nëse do të mbetet në vend të parë ose jo. Tri fitore radhazi në Premier League për Tottenham, por edhe Leicester nuk mbete pas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’