MENU
klinika

Skandal në Kakavijë

Greqia kthen dy autobusë me shqiptarë, disa pasagjerë pozitivë!

22.11.2020 - 12:56

Janë kthyer mbrapsht rreth 50 qytetarë në doganën e Kakavijës nga autoritetet shendetësore greke.

Bëhet me dije se autoritetet kanë kthyer shqiptarët, pasi në testet e tyre ata rezultonin negativ për Covid, ndërsa në testet e shpejta që janë nështruar nga mjekët e palës greke kanë rezultuar pozitivë disa prej tyre.

Kjo ka bërë që dy autobusë me punonjës sezonal të kthehen mbrapsh.

Kujtojmë që pak ditë më parë pala greke mori vendimin që të mbyllte pikën kufitare të Kapshticës pas zbulimit se një organizatë falsifikonte rezultatet e testeve PCR, të detyrueshme për udhëtarët që kalojnë kufirin.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi