MENU
klinika

Me frazat që ai dikur përdori...

Greta Thunberg ‘hakmerret’ ndaj Donald Trump

07.11.2020 - 12:44

Aktivistja Greta Thunberg mori hakun e saj kundër presidentit Donald Trump, 11 muaj më vonë.

“Kaq qesharak. Donald duhet të punojë me problemin e tij për menaxhimin e zemërimit, pastaj të shkojë të shohë një film të vjetër me një mik! Qetësohu, Donald, qetësohu!”, shkroi 17-vjeçarja suedeze në Twitter, ditën e enjte.

Postimi erdhi në përgjigje të tweet-it të fundit të Donald Trump, i cili shkruante:

“NDALONI NUMËRIMIN!”

Shkrimi i Thunberg kopjonte frazat e sakta që Trump përdori më dhjetor 2019 drejtuar aktivistes, duke kundërshtuar kështu vendimin e atëhershëm të revistës Time, për të emëruar Greta Thunberg si “Personi i Vitit”.

Greta Thunberg ‘hakmerret’ ndaj Donald Trump

Brenda katër orësh, postimi i Thunberg tejkaloi atë të Trump si në pëlqime ashtu edhe në “retweets” dhe “Greta” u bë trend në SHBA.

Trump, më parë e ka quajtur atë një “një vajzë të re shumë të lumtur, që e pret një ardhme e ndritur dhe e mrekullueshme”, pas fjalimit të saj në 2019-ën në një samit të Kombeve të Bashkuara për klimën.

Greta Thunberg ‘hakmerret’ ndaj Donald Trump

Në atë fjalim, Thunberg kritikoi liderët botërore për “tradhtinë” e tyre ndaj të rinjve, duke i dënuar ata për mungesën e veprimeve të tyre mbi krizën e klimës. Trump nuk ka qenë i pranishëm në samit.

Ditën e mërkurë, Donald Trump tha se donte që “të gjitha votimet” të ndaleshin dhe fushata e Trump njoftoi se po ndiqte veprimet e gjykatës për të ndaluar numërimin e votave dhe për të parandaluar numërimin e fletëve të votimit që mungojnë.

Në tetor, Thunberg mbështeti hapur Joe Biden, i cili është zotuar të kthejë SHBA-në në marrëveshjen e klimës në Paris.