Universiteti i Forcave të Armatosura ka hapur sot dyert pas 10 vitesh, si të gjithë universitetet e tjera në vend që sot filluan mësimin.
Në ditën e parë të hapjes së Univeristetit të FA, ka folur dhe ministrja Xhaçka, e cila ka thënë se nga 60 aplikantë, kanë fituar 60 studentë të cilët do të ndjekin studimet bachelor për tre vite.
“Pas 10 vjetësh rihapim sot Universitetin e Forcave të Armatosura. 60 studentë fitues mes 600 aplikantëve nisin sot studimet e programit bachelor në Fakultetin e Shkencave Ushtarake. Mirënjohje e vlerësim për të gjithë pedagogët, bashkëpunëtorët dhe stafin e Akadmisë së Forcave të Armatosura, të cilët shënjuan këtë moment të rëndësishëm për arsimimin e brezit të ri. Suksese kadetëve të Forcave të Armatosura”, shkruan Xhaçka.