MENU
klinika

Idetë fantastike të modeles

Heidi Klum, sërish mbretëresha e Halloween!

01.11.2020 - 10:07

Festa e Halloween duket ndryshe këtë vit në gjithë botën, por ajo që mban fronin për shndërrimet më fantastike, po gjen ende mënyra për të festuar.

“Vetëm se nuk mund të dalim nuk do të thotë se nuk mund të jemi krijues dhe të argëtohemi”, thotë supermodelja për People. “Është kaq e rëndësishme të shijosh artet dhe të mbash gjallë krijimtarinë.”

Ditën e sotme, 31 tetor, Heidi Klum publikoi një film të shkurtër horror në Instagram-in e saj, në të cilin aktorë janë ajo, bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz dhe katër fëmijët që modelja ka nga martesa me ish-bashkëshortin, Seal.

“Me bllokime në gjithë botën këtë vit, unë doja të bëja një projekt argëtues në shtëpi me familjen time, kështu që më erdhi ideja e xhirimit të një filmi të shkurtër horror, ku të gjithë mund të jemi aktorët”, u shpreh Klum.

“Ishte një mënyrë kaq argëtuese, që përfshinte gjithë familjen dhe fëmijët e mi e shijuan vërtet këtë proces.”

Në filmin e shkurtër, Klum dhe familja e saj po shijojnë një Halloween, duke ruajtur distancën sociale, derisa bie një rrufe, që i shndërron fëmijët e supermodeles në mumie zombi, të cilët fillojnë ta ndjekin atë nëpër shtëpi.

Në mënyrë që të shpëtojë, ajo futet në kostum dhe përdor bojë trupi që të bëhet njësh me mjedisin ku ndodhet dhe rezultati përfundimtar është i njëjtë me kostumet e saj ikonike të Halloween-it.

Meqë jemi te kostumet ikonike, më poshtë gjeni disa nga transformimet më të mëdha të Heidi Klum:

Thriller- i i Michael Jackson- it

Heidi Klum, mbretëresha e Halloween-it, sapo e çoi lojën

Heidi Klum, mbretëresha e Halloween-it, sapo e çoi lojën

Jessica Rabbit – Identike në detaje

Heidi Klum, mbretëresha e Halloween-it, sapo e çoi lojën

Shumë Heidi Klum. Gjeni kush është e vërteta.

Heidi Klum, mbretëresha e Halloween-it, sapo e çoi lojën

Princeshë Fiona nga “Shrek”

Heidi Klum, mbretëresha e Halloween-it, sapo e çoi lojën

Heidi Klum, mbretëresha e Halloween-it, sapo e çoi lojën

Nëse po pyesni për Shrek-un, ja ku është, bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz:

Heidi Klum, mbretëresha e Halloween-it, sapo e çoi lojën

Ndërsa vitin e kaluar, Heidi Klum dukej kështu:

Heidi Klum, mbretëresha e Halloween-it, sapo e çoi lojën

Heidi Klum, mbretëresha e Halloween-it, sapo e çoi lojën