MENU
klinika

COVID-19

Hoti: Masat e reja do të vlerësohen brenda dy javësh

02.11.2020 - 09:12

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se masat e reja të cilat do hyjnë në fuqi nga nesër, vijnë si pasojë e rritjes së rasteve të infeksionit me koronavirus.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se vendimi për masat e reja do të vlerësohet brenda dy javësh, dhe varësisht nga situata epidemiologjike, do të vlejë deri në një vendim tjetër.

“Duke parë trendin në rritje të rasteve me #COVID19, sidomos gjatë javës që po e lëmë, sot kemi mbajtur një mbledhje online, ku kemi vendosur masa të reja për parandalim të përhapjes së #COVID19.

Ky vendim do të vlerësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, dhe do të vlej deri në një vendim tjetër.

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër coronavirusit, gjatë një mbledhjeje të mbajtur të dielën në formën online.

Masat u prezantuan nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të shtunën, pas një takimi që pati me Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë e coronavirusit.