Miministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla nga Gjermania do të shkojë në Itali. Ajo do ta vizitojë Romën me ftesë të homologut të saj, Luigi Di Maio.
Pas vizitës me Di Maion, Haradinaj-Sutblla bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti do të takohen me kryeministrin e Italisë, Guiseppe Conten, shkruan Gazeta Express.
“Pas vizitave zyrtare në Holandë, Austri dhe Gjermani, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të homolgut të saj, Ministrit të Punëve të Jashtme, z.Luigi Di Maio. Pas takimit që do të zhvillojë sot paradite me Ministrin Di Maio, Kryesiplomatja Haradinaj-Stublla pasdite do ta shoqërojë Kryeministrin Avdullah Hoti në takimin që do të kenë me shefin e qeverisë italiane Guiseppe Conte”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.