MENU
klinika

Elbasan

I vranë vëllain një muaj më parë, tritol në shtëpinë e Talo Çelës

05.11.2020 - 09:11

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar tritol, ka shpërthyer gjatë natës në shtëpinë e Talo Çelës në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në orën 04.45.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit të fuqishëm nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në pjesën e jashtme të shtëpisë. Sipas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë dhe grupi hetimor të cilët po vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan,  në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme  në pronësi  shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi  dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme  materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.

Kujtojmë se, një muaj më parë Talo Çelës i vranë vëllanë, Bujar Çela, te rrethrrotullimi i Bradasheshit, në kërkim për ngjarjen e rëndë është shpallur Nuredin Dumani. Ndërkohë, vetë Çela është shpallur në kërkim, ndërkombëtar si pjesë e grupit të grabitësve që vodhën miliona euro nga barku i një avioni në Rinas.