MENU
klinika

Serie A, Java 7

Ibra humb penallti, i jep 1 pikë Milanit në limit

08.11.2020 - 22:41

Milan është ndalur për herë të dytë dhe kjo natyrisht që ndikon shumë, pasi është në shtëpi dhe ndaj një rivali të lehtë në letër si Verona. Kuqezinjtë kanë barazuar në limit 2-2, duke marrë vetëm 1 pikë.

Verona ka kaluar në avantazh pas 5 minutash lojë. Pasi Donnarumma kreu mrekulli ndaj Kalinic, goditja e këndit solli traversën dhe më pas golin e Barak. Miqtë dyfishuan në 19’, pasi topi devijohet nga Calabria dhe përfundon gol. Autogol i pafat.

Milani ka ngushtuar diferencën ndaj Veronas me një autogol, edhe pse goditjen e bëri Kessie te krosimi i bukur nga Saelemaekers. Skuadra kuqezi shpreson tani te përmbysja pasi kaloi dushin e ftohtë.

Në pjesën e dytë, Milan pranë golit të dytë. Ai që ka gabuar në 65’ është Ibrahimovic me penallti. Sërish gabon suedezi, duke e dërguar topin jashtë. Gjithsesi, Ibra shlyen gabimin në 93’ dhe shmang humbjen. Një ndalesë që nuk pritej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’