MENU
klinika

Serie A, Java 7

Inter ndalet sërish, Roma ngjitet e treta

08.11.2020 - 17:03

Inter është ndalur sërish, kësaj here në transfertë ndaj Atalantas. Të besuarit e Antonio Contes kaluan të parët në avantazh, por nuk arritën ta mbanin deri në fund dhe mbyllet 1-1. Roma fiton 3-1 në Genoa dhe ngjitet e treta.

Në minutën e 58-të, vjen goli i miqve. Brozovic pason shumë mirë për Ashley Young në të majtë. Anglezi hedh në zonë një krosim të bukur dhe Lautaro Martinez e kthen në gol me një goditje të shkëlqyeshme me kokë.

Me disavantazhin Gasperini ndryshon: Miranchuk bën debutimin e tij dhe Muriel dhe Lammers në vend të Zapata dhe Toloi. Zëvendësimet i japin jetë të re sidomos ekipit të Gasperinit.

Muriel është i frymëzuar dhe në minutën e 79-të punon një top të shkëlqyeshëm vetëm për Aleksey Miranchuk: rusi kontrollon, i shmanget përpjekjes për ta mbuluar nga Bastoni dhe Gagliardini, duke gjetur këndin e djathtë për 1-1 me një të majtë kirurgjikale.

Henrik Mkhitaryan 3, Genoa 1! Mund të quhet kështu ndeshja e sotme e luajtur në “Marassi”, aty ku armeni ka marrë skenën duke shënuar plot tri herë në portën kuqeblu. Në fillim të pjesës së parë me kokë, më pas duke u futur në zonë dhe realizuar fluturimthi dhe në fund me një goditje të jashtëzakonshme pa u menduar.

Në mes, barazimi i përkohshëm i Marco Pjaca. Një sukses i merituar ky për Roma dhe hat-trick i parë për armenin në Serie A! Që nga fillimi i sezonit 2015-2016 – statistikat e Opta – armeni është një nga dy lojtarët që ka shënuar të paktën 10 gola në tre nga pesë ligat kryesore evropiane, së bashku me Zlatan Ibrahimovic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’