MENU
klinika

Liga e Kombeve

Italia pa trajnerin Mancini në sfidat e nëntorit

07.11.2020 - 11:23

Në prag të ndeshjeve për Ligën e Kombeve, Italia humbet trajnerin Roberto Mancini. Tekniku italian ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 dhe menjëherë është karantinuar në shtëpinë e tij në Romë. Federata Italiane bëri të ditur se trajenri kishet rezultuar pozitiv dhe ishte karantinuar menjëherë, por nuk kishte asnjë lloj simptome.

Prania e virusit në organizmin e tij ishte konstatuar gjatë testimeve të detyrueshme që bëjnë stafet e skuadrave përfaqësuese para se të nisin grumbullimet, për të qenë të sigurt se nuk janë përhapës të infeksionit të rrezishëm.

Federata Italiane bëri të ditur se trajneri do të kthehej të ushtronte detyrën e tij vetëm pasi të lejohej nga mjekët, duke zbatuar protokollin përkatës të caktuar nga UEFA për aktivitetet ndërkombëtare.

Italia luan javën e ardhshme një miqësore ndaj Estonisë, para se të zbresë në fushë kundër Polonisë dhe Bosnjë Hercegovinës, për të diskutuar vendin e pare në grupin e Ligës së Kombeve.