MENU
klinika

"U përgatita për më të keqen"

Iu infektua gjithë familja, aktori rrëfen momentet e vështira

04.11.2020 - 10:41

Për shumë njerëz që e kanë kaluar, Covid 19 nuk është dhe aq i thjeshtë, si përsa i takon probleme shëndetësore, ashtu dhe për gjërat e ‘vogla’ praktike, si përshembull kush t’u gatuajë e bëjë pazar apo shërbim.

E tillë ka qenë dhe dëshmia e aktorit të trupës së humorit të ‘Portokalli’, Ledio Lako në emisionin ‘Shqipëria Live’, fill pas shërimit nga virusi ‘Covid-19’. Lako ka treguar se si në shtëpinë e tij u infektuan të gjithë pjesëtarët dhe pas këtij momenti nuk kishte kush të kryente pazaret e shtëpisë.

Ledio tregoi se babi ishte ai që e kaloi më rëndë dhe pohoi se në ato momente u përgatit për më të keqen, duke marrë parasysh se mund ta humbte, ndonëse i vëllai i jepte kurajo.
Ai shtoi se teksa i ati u infektua me virus, atij iu shfaqën edhe një sërë sëmundjesh shoqëruese, midis tyre dhe diabeti, duke ia bërë më të vështirë gjendjen shëndetësore.

Fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes së Ledios janë në gjendje të mirë shëndetësore tashmë, e megjithatë aktori ka zgjedhur që me anë të këtyre detajeve të ndërgjegjësojë më shumë shoqërinë për rëndësinë e mbrojtjes nga ‘Covid-19’.