MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Ja përse nuk duhet t’i injoroni asnjëherë shenjat e lodhjes

25.11.2020 - 11:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përse nuk duhet t’i injoroni asnjëherë shenjat e lodhjes?

Mjeku: Është mesi i ditës dhe ndiheni aq shumë të lodhur sa gjithçka doni është vetëm të flini. Është pagjumësia apo ndonjë shkak tjetër që ju bën të ndiheni aq të plogësht? Zbuloni disa nga shkaktarët kryesorë të lodhjes dhe filloni të merrni masa.

Keni nevojë për një ndryshim të mënyrës së jetesës

E para, i bëni pyetje vetes? A po e trajtoni trupin siç duhet?

3 janë shtyllat e shëndetit: gjumi, dieta dhe aktiviteti fizik. Nëse nuk bëni një gjumë të qetë, është më e vështirë që të ushqeheni shëndetshëm dhe të stërviteni. E njëjta është edhe për të anasjellën. Janë të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën.

Prandaj përpiquni që të flini mjaftueshëm. Të rriturit duhet të flenë 7-9 orë në natë. Konsumoni një dietë të balancuar me fruta, perime dhe proteina. Si dhe kryeni aktivitet fizik rregullisht.

Nëse i keni marrë të gjitha këto masa dhe përsëri ndiheni të plogësht, është koha që të kontrolloni shkaqet shëndetësore të lodhjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN