MENU
klinika

“Nuk hyj thjesht për të marrë një karrige parlamenti”

Jozefina Topalli tregon se ku do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit

04.11.2020 - 19:22

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli thotë se nuk e ka menduar kurrë që të bëhet presidente e vendit, edhe pse emri i saj është laruar shumë. Topalli se ky është një pozicion komod, dhe ajo nuk e kërkon nga vetja një gjë të tillë pasi është një njeri i sfidave.

Pjesë nga intervista:

Sa herë që është diskutuar një dorëheqje e mundshme e zotit Ilir Meta, apo edhe më herët, emri juaj është lakuar si Presidente e Shqipërisë. Përtej probabilitetit për të qenë diçka e realizuar apo jo, ju e keni si një dëshirë apo ambicie personale që të jeni kryetare e shtetit shqiptar?

Topalli: Asnjëherë s’e kam pasur. Dhe fakti që jemi këtu ku jemi sot, tregon edhe një herë sesa false dhe të pabazuara kanë qenë shpifjet gjatë kësaj periudhe.

Pra, nuk ka pasur asnjë komunikim disi zyrtar, p.sh. me përfaqësues të qeverisë?

Topalli: Asnjëherë. Asnjëherë nuk kam dëshiruar, nuk kam menduar për një pozicion i cili nuk ka asnjë kompetencë. Mua më pëlqejnë betejat. Unë jam kjo që jam, në beteja. Nuk më pëlqejnë pozicionet komode. Edhe kësaj radhe unë ika nga pozicioni komod i të qenit afër familjes, mgjithëse ishte një dashuri e madhe ajo që kam kaluar gjatë kësaj periudhe sepse kam pasur mundësinë të rrija më shumë me familjen time, për t’u hedhur në një betejë që është e vështirë por që ia vlen ta bësh sepse në fund të fundit, unë jam optimiste për atë çfarë do të ndodhë më 25 prill.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur e hapur për një koalicion me “Lëvizjen për Ndryshim” me qëllimin për largimin e Ramës, por Jozefina Topalli e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

“E përsëris edhe një herë, që unë jam shumë e qartë. Vendi ynë ka nevojë për t’u çliruar nga tre kryetarët dhe 25 prilli do të japë një përgjigje ndaj tre kryetarëve që mbajnë peng këtë vend”, tha Topalli.

Jozefina Topalli do të garojë për deputete në Tiranë, pasi këtu shprehet se do të bëjë betejën e saj, por duke theksuar se nuk po lufton thjesht për një vend në parlament.

“Kjo është gjëja më e parëndësishme, por unë betejën do ta bëj në Tiranë, por edhe në çdo qytet të vendit tonë. Dua të sqaroj një gjë, që në këtë betejë nuk hyj thjesht për të marrë një karrige parlamenti, sepse mund ta kisha siguruar edhe në variantin e mëparshëm që ju thatë. Unë e kam pasur këtë karrige për vite të tëra dhe nuk më jep, nuk më shton asgjë nga ajo që kam pasur. Unë i kam arritur të gjitha këto gjëra në jetën time politike. Beteja që po bëj nuk është për veten time. Në fakt është një sakrificë që kam ndërmarrë, por e bëj në emër të të gjithë atyre me të cilët kam punuar 20 vite rresht, edhe të atyre që ndoshta nuk i kam pasur përkrah por që janë të zhgënjyer nga të tre kryetarët në këtë moment që ne po flasim”, tha Topalli.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin