Janë aktualisht dy motrat më të famshme të showbizit, shumë të komentuara, shumë tërheqëse, por edhe ato si të gjithë motrat kanë zënkat e tyre.
Së fundmi mediat e huaja kanë mësuar se Kendall dhe Kylie nuk kanë folur për një muaj me njëra-tjetrën për një arsye që nëse keni motër, do e kuptoni! Bëhet e ditur se vajzat kanë patur një zënkë pasi Kylie i ka marrë Kendall-it një veshje, të cilën kjo e fundit donte ta përdorte vetë.
Çfarë ndodhi ekzaktësisht: Familja Kardashian – Jenner një muaj më parë shkuan në një udhëtim në Palm Springs. Kendall duke menduar se nuk do të dalin për një darkë, nuk mori me vete një veshje të duhur. Kështu, motra tjetër Kourtney i dha Kendall-it një veshje, të cilën Kylie ia mori nga duart.
Situata ka degraduar deri aty sa Kylie i ka gjuajtur me takë Kendallit dhe e ka goditur me shuplakë. Kendall tregon se ajo me të motrën nuk flasin prej 1 muaji ndërsa Khloe i ka thënë motrave t’i kërkojnë falje njëra-tjetrës duke u shprehur: “Jeta është e shkurtër”.