03.11.2020 - 17:24
Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka diskutuar për një sërë çështjesh.
Nëpërmjet një postimi në Twitter:
“Një ‘vizitë’ virtuale e Kryeministrit Edi Rama. Diskutuam për punën e vazhdueshme për të finalizuar Kornizat e bisedimeve, mbështetje në luftën kundër COVID19, si dhe përgatitjet për samitin javën e ardhshme në Sofje. Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së”– shkruan ai.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Komisioneri Varhelyi iu “tregon vendin”
Ekstremistët francezë në PE, kërkojnë pezullimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në BE
Flet komisioneri për Zgjerimin në BE