MENU
klinika

Mbledhja e sotme

Komiteti Ekzekutiv i FSHF merr 3 vendime

06.11.2020 - 16:20

U zhvillua ditën e sotme në ambientet e Federatës së Futbollit mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.

Në këtë mbledhje u vendos zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme për miratimin e statutit të ri të FSHF sipas modelit të FIFA-s, e cila do të mbahet në 18 dhjetor 2020.

Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit miratoi rregulloret e zhvillimit të aktivitetit për Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, moshat, U-17, U-19 Superiore dhe Kampionatin Kombëtar të futbollit të femrave.

Komiteti i ekzekutiv i FSHF

Komiteti gjithashtu miratoi propozimin për vazhdimin e projektit “Topi Yt” për katër vitet e ardhshme, 2021-2024. Sot të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzeutiv ishin të pranishëm në “Air Albania” në pritje të delegacionit shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krerët e futbollit kosovar në "Air Albania"

Duka: Pandemia na anuloi Kupën me Kosovën