MENU
klinika

Pasnesër miqësorja

Kosova me mungesa në Shqipëri për “Vëllazëroren”

09.11.2020 - 16:18

Kosova ka mbërritur në Shqipëri, teksa të mërkurën në orën 16:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, është parashikuar edhe sfida miqësore me kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja.

Në radhët e Dardanëve do të jenë të shumta mungesat duke filluar nga Milot Rashica dhe Leart Paqarada, të cilët nuk lejohen nga klubet të udhëtojnë për në grumbullimin e përfaqësueses.

Kosovës i mungon edhe Muslija dhe Kololli, të cilët kanë pësuar dëmtim. Një mungesë e papritur për ndeshjen me kuqezinjtë ishte Valon Berisha.

Në ndeshjen e fundit me Reims, mesfushori ka pasur probleme me shpinën dhe tashmë ai do të provojë të jetë i gatshëm për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Ndërkohë, në dyshim është edhe përfshirja e Vocës në këto ndeshje si pasojë e një dëmtimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN