MENU
klinika

Përfundimi i grevës së naftëtarëve

Kreu i sindikatës: Nesër një përfaqësi e grave në takim

08.11.2020 - 14:10

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj ka thënë se gratë kanë vendosur të dalin nga greva dhe një përfaqësi e tyre do të jenë nesër në takim me kryeministrin Edi Rama.

“Ne kemi thënë dhe më përpara, Gratë kanë vendosur që do të dalin nga greva e urisë. Një përfaqësi e grave dhe e naftëtarëve do të jenë në takim. Edhe pse janë 10 veta ata përfaqësojnë 900 naftëtarë. Në takim ata do ngrenë zërin dhe do përfaqësojnë të gjithë . Greva ka qenë e të gjithë kolegëve naftëtarë dhe e kolegeve naftëtare prej 42 ditësh. Por ne po shprehemi qartë dhe pse janë 10 veta ata përfaqësojnë rreth 900 naftëtarë që kërkojnë një të drejtë legjitime. Normalisht ato do ta ngrejnë vetë zërin e tyre në takim duke kërkuar të drejtat që të gjithë naftëtarëve na takojnë. Shpresojmë te një zgjidhje që kryeministri të na japi të gjithë naftëtarëve. Shpresojmë për një zgjidhje financiare”, tha ai.

K

“Vetë greva e urisë ka një qëllim që është për uljen e palëve dhe zgjidhjen e problemeve. Ne kemi kërkuar një takim që në momentin kur kemi shkuar në një protestë që e kemi bërë te ministria në Tiranë dhe e kërkuam nga vetë zonja ministre e cila nuk denjoi të na priste. Atëherë u rritën kërkesat tona u bë e qartë që duhet të takohej vetëm kryeministri, se e pa si zgjidhje vetëm zoti kryeministër. Prej kohësh ne kemi kërkuar që takimi  të zhvillohej sepse normalisht pa ulur palët në takim nuk mund të arrihet një zgjidhje. Por kushti i panegociushëm nga zoti Rama është se duhet të dilnin gratë nga greva e urisë. Ne  i kemi pasur të qarta kërkesat tona dhe kemi shtruar një kërkesë që me keq nga kaq nuk kishte ku të shkonte. Ne nuk kërkonim lekë nga qeveria, ne kërkonim një zgjidhje ligjore që do të thotë se të gjithë organet e drejtësisë do të vepronin mbi pagat tona të fituara me gjyq.

Pastaj nuk ishte kusht i panegociueshëm nëse vihej rafineria në punë apo jo por të uleshin palët për vazhdimësi. Kushti i panegociushëm ka qenë që ne duhet të marrim lekët. Kemi prej 4 vitesh, që nga viti 2017 që këto paga janë të fituara me gjyq. Vetë zoti Rama ka qenë mes naftëtarëve dhe i ka premtuar ato lekë  kur është prezantuar kompania. Ne shpresojmë që zoti Rama ta mbajë fjalën e tij, gjithsesi i pranojmë dhe themi që palët le të ulen. Por një nga kërkesat që do të jetë e para në tavolinë është lekët tona dhe detyrimet tona që janë të fituara me gjyq. 13 pagat e prapambetura të fituara me gjyq. Po nëse shteti siç na kanë premtuar në vijimësi, ka një opsion serioz për vënien në punë të rafinerisë, ata le të veprojnë sepse instancat e duhura e vënë në punë rafinerinë. Ne kemi kërkuar vetëm garanci, nuk duam ne dhe nuk duam të dimë se cila palë vjen dhe kush e operon rafinerinë tonë. Ne gjithë kohën kemi kërkuar garanci. Se duke pasur një garanci nga pala e shtetit, sepse vetë shteti e di nëpërmjet instacave të duhura se cila kompani do operojë aty.”, shtoi ai.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier